Tuesday, March 18, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFrikë nga arrestimet masive në Maqedoni, janë shumë emra

Frikë nga arrestimet masive në Maqedoni, janë shumë emra

Organet e hetuesisë gati kanë finalizuar dosjen që do të çoj në burg, dy kokat e qeverisë së kaluar. Gazetari kontrovers Zoran Bozhinovski ka shkruar në profilin e tij në facebook se së shpejti do të arrestohen Nikola Gruevski dhe kusheriri i tij Sasho Mijallkov. Ai ka shkruar se kjo është çështje ditësh, sidomos për të dytin. Po ashtu Bozhinovski ka shkruar se këto koka
kryesore po përgatisin mbrojtjen e tyre me avokatë të njohur, vetëm e vetëm për të përballuar dosjen e ngritur të re, që mund të jetë jashtë atyre të ngritura deri tani nga ana e Prokurorisë Speciale.
Aktivitetet do të nisin me marrjen e detyrës së re nga ana e kryetarit të Gjykatës Penale, Ivan Xholev, por edhe pasi që të startojë me punë, prokurori i ri i përgjithshëm, Lubomir Joveski.
Më tej ai në postim tjetër ka vazhduar duke përmendur emra se:
“Pas zgjedhjes së prokurorit të ri publik, do të arrestohen Gruevski dhe Mijallkov. Pas tyre edhe bashkëpjesëmarrësit e tjerë do të shkojnë në Shutkë”, ka shkruar Bozhinovski.

Agjencia e lajmeve INA javën e kaluar paralajmëroi për arrestime masive që do të pasojnë gjatë këtij muaji, ku në shënjestër janë ish-kryetarë komunash, funksionarë shtetëror, përfshirë edhe ish-ministra, ish-drejtorë e zyrtarë të tjerë të përfshirë në afera dhe skandale tjera të keqpërdorimit të kompetencave zyrtare dhe vendimeve të tjera, me të cilat janë dëmtuar interesat e qytetarëve dhe buxheti i shtetit.
Hetimet kanë nisur muajve të kaluar, ndërsa para zgjedhjeve gati ishin finalizuar ato, dhe se MPB-ja pritet që në bashkëpunim me Prokuorinë të nisin veprimet për këto arrestime. Siç mëson INA, duke u thirrur nga burime qeveritare, do të goditen ish-drejtorë të Ndërmarrjeve Publike në nivel qeveritar, por edhe në disa komuna, për keqpërdorime masive të buxhetit të shtetit dhe malverzime të tjera.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments