Sunday, December 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFlakron Bexheti zgjidhet kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët - Tetovë

Flakron Bexheti zgjidhet kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët – Tetovë

Flakron Bexheti zgjidhet kryetar i degës së Aleancës për Shqiptarët – Tetovë

Me vota unanime, kuvendarët e degës së Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, kanë zgjedhur Flakron Bexhetin për kryetar dege. Ai ishte kandidati i vetëm i mbështetur nga shumica absolute e kuvendarëve dhe nëndegëve, i paraqitur në konkursin e shpallur nga Kryesia e partisë.
Flakron Bexheti është një nga anëtarët e parë që nga themelimi i partisë, ka qenë pjesë aktive në të gjitha proceset në të cikat ka kaluar subjekti, ka bartur përgjegjësi të ndryshme në strukturat partiake, është zgjedhur anëtar i kryesisë, ndërsa për shumë vite ka qenë edhe zëdhënës i partisë.
Pasi falenderoi kuvendarët për besimin e dhënë, Bexheti tha se që nesër do të punojë bashkërisht me të gjithë anëtarët dhe strukturat lokale për të rikthyer Aleancën për Shqiptarët në forcën e parë politike në Tetovë.
Punimet e Kuvendit i ndoqën nga afër edhe kryetari i ASh-së, Arben Taravari, Kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela, sekretari organizativ, Isen Shabani, nënkryetarja Ilire Dauti, deputeti i zonës, Adnan Neziri, zëvendës ministrja Vjollcë Berisha dhe zyrtarë të tjerë partiak.
Në fjalën e tij para kuvendarëve, kryetari i partisë, Arben Taravari vlerësoi unanimitetin e ndërtuar në Tetovë dhe uroi zgjedhjen e Flakron Bexhetit si kandidat të vetëm për kryetarë dege. Taravari tha se për ASh-në, dega e Tetovës ka rëndësi të veçantë, ndërsa lëvizjet e fundit pozitive dhe anëtarësimet e reja në këtë degë kanë dhënë shpresë për ringritje të subjektit.
Kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela, shtoi se që nga themelimi i partisë, Tetova ka qenë në qëndër të vëmendjes dhe një nga degët më të fuqishme që i ka dhënë fuqi edhe subjektit në përgjithësi. Edhe përkundër rrezultateve të papëlqyeshme në zgjedhjet e fundit, Sela u shpreh i bindur se dega e Tetovës do të ringritet dhe do të rikthejë rrezultatet e suksesshme dhe do të jetë forca kryesore politike në të ardhmen e afërt.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!