Më 19.06.2026, në ora 08:41, në SPB Ohër është raportuar se V.V. (45) nga Ohri, gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore për ndërtimin e një shtëpie në fshatin Lubanishtë të Ohrit, ka rënë dhe është lënduar. Ai është transportuar me automjetin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore në spitalin Shën Erazmo në Ohër.
Tek ai janë konstatuar lëndime të rënda trupore, për shkak të të cilave është mbajtur për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Në koordinim me prokurorin publik dhe inspektorin e punës, po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, pas së cilës do të parashtrohet kallëzimi përkatës.(Struga Ekspres)













