Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFjalët e Zaevit u harruan, të arrestuarit me burg të përjetshëm u...

Fjalët e Zaevit u harruan, të arrestuarit me burg të përjetshëm u dënuan

Në kuadër të fushatës parazgjedhore, për zgjedhje parlamentare, më 6 dhjetor 2016 LSDM kishte mbajtur takim me qytetarët e Kumanovës, para të cilëve aso kohe ishin drejtuar ish ministrja Punës dhe Politikës Sociale, Frosina Tashevska-Remenski, si dhe Muhamed Zekiri, i cili ishte bartës liste tek LSDM në zonën dy.

Zoran Zaev aso kohe thoshte se kanë mbetur edhe pesë ditë deri në rënien e këtij pushteti. Atëher, ai i bënte thirrje publike liderit të VMRO-së, Nikolla Gruevski, për debat publik, dhe thoshte se nëse ai nuk pranon deri në ditën e zgjedhjeve, do të dëshmohet se Gruevski është qyqarë.

Zaev atëher pati deklaruar se përveç Gruevskit, edhe Ahmeti frikësohet nga bashkimi i qytetarëve pa dallime etnike nëpër tubimet e LSDM-së. Ai, aso kohe u betua para banorëve të Kumanovës se të gjitha rastet e montuara, si, Monstra, rasti i Kumanovës dhe të gjitha rastet e tjera, do t’i zbardh deri në fund, që të mos mbetet asnjë dyshim mbi të bëmat kriminale të këtij pushteti.
Mevludin Imeri
Almakos.com

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!