Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëFitore Istrefi, artistja strugane që është e palodhshme në kontributin e saj...

Fitore Istrefi, artistja strugane që është e palodhshme në kontributin e saj për jetën kulturore muzikore në Strugë (retro)

Fitore Istrefi është muzikolog’ja nga Struga e cila shquhet si një aktiviste a palodhshme për jetën artistike në Strugë dhe më gjerë,shkruan Struga Ekspres.

26 vjeçarja nga Struga e cila diplomoi në Universitetin Shtetëror të Tetovës në fakultetin e Muzikës, drejtimi-Muzikologji,nën udhëheqjen e prof.dr.Fatmir Hysi edhe pse e re në moshë ka një sërë aktivitetesh mbi supe duke marrë pjesë në shumë aktivitete kulturore në Strugë dhe duke e mbajtur gjallë jetën kulturore muzikore në qytet.

Fitore Istrefi ka qenë kryetare e Shoqatës Kulturore Artistike “VALS“,
Drejtor Artistik i manifestimit, Përmbyllje e Sezonit Veror 2013-Strugë (Koncert i Kastriot Tushës).

Gjithashtu ishte organizatore e Koncertit Recital të Shkëlzen Baftiarit në vitin 2013.
Organizatore e Ditës së Alfabetit- Koncert i Xheladin Zeqirit.
Aktualisht është drejtor Artistik i Festivalit për femijë „Peshku i Arte“ – 2014- 2015-2016-2017-2018 në.
Strugë.

Ishte organizatore e Ditës së Alfabetit -Nëntor 2016, Orkestra e Radio Televizionit Shqiptar, Vepra „Kantata Shqiptare“ nga Fatos Lumani.

Me vonë u morë me një sërë aktivitetesh siç është dita e Verës, koncerte me valle popullore të fëmijëve, manifestime gjatë festave të fundvitit, etj.

Fitore Istrefi ishte gjithashtu organizatore e Ekspozitës të Enkel Dikës,Faton Muratit, në Strugë në vitin 2017.
Organizatore 45 vjetorit të krijmtarisë së Nazmi Belices- 2017.
Istrefi themeloi qendrën kulturore për fëmijë në Strugë. Pjesëmarrëse në vitin
2014 – Koncert Multietnik i Fëmijëve.
2013- Skena e Muzikës Serioze Shqiptare – Tetovë.

Redaktore në Revistën Akademia Studentore e Muzikes- Revistë e studenteve të muzikologjisë dhe etnomuzikologjisë.
Poashtu Fitore Istrefi ishte organizatore e koncerit për nder të krijimtarisë së kontributit të dhënë në qytet, njeriut më të rëndësishëm në kulturë,të ndjerit, Skender Ahmeti.

Edhe pse ka një numër të madh aktivitetesh, Fitore Istrefi u shpreh me modesti për Struga Ekspres, duke thënë se ajo nuk ka kontribuar shumë për qytetin e saj, duke lënë të kuptosh se 26 vjeçarja është një shembull dhe model për artistët e tjerë në Strugë duke u marrë me një numër aktivitetesh kulturore dhe duke mos u ekspozuar nëpër media, por punëtore pafund dhe kokëulur dhe e “heshtur” për kontributin që jep për Strugën.
Puna e palodhshme nëpër aktivitetet e shumta kulturore në Strugë, janë arma më e fortë e Fitore Istrefit.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!