Rekonstruim dhe zgjerim i aksit rrugor “Proleterski Brigadi”
Duke filluar nga sot në rrugën “Proleterski Brigadi” do të punohet për zgjërimin dhe rekonstruimin e kësaj rruge ashtu që komunikacioni rrugor në këtë aks të zhvillohet me lehtësi dhe pa pengesa, si kurrë më parë.
Hyrja e Strugës tashmë do të ketë dy korsi të reja të cilat merren nga pjesë e pompës së benzinit “Makpetrol” dhe i shtohen dy korsive ekzistuese duke krijuar kështu aks rrugor me katër korsi, dy për hyrje dhe dy për dalje.
Për një Strugë më të mirë. ✅
Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës