Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniFilipçe: Kurdo që të mbahen zgjedhjet, duhet të mbahen sipas protokollit rigoroz,...

Filipçe: Kurdo që të mbahen zgjedhjet, duhet të mbahen sipas protokollit rigoroz, po punojmë në lehtësimin e masave (VIDEO)

Kurdo që të mbahen zgjedhjet, ato duhet të mbahen sipas protokollit rigoroz për mbrojtje të shëndetit të qytetarëve. protokolli do të punohet nga Komisioni për sëmundje ngjitëse për shkak se nuk do të lejojmë çfarëdo lloj organizimi që mund ta rrezikojë menaxhimin e suksesshëm të kësaj krize shëndetësore, tha ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp.

Është e qartë, theksoi ministri, se numri i pacientëve të sëmurë po pakësohet, epidemia po dobësohet, kjo posaçërisht na gëzon dhe na jep të drejtën të punojmë në lehtësimin e masave, gradualisht të kthehen në punë të gjitha kompanitë dhe subjektet të cilat tani janë mbyllur.

“U përpunuan protokolle të cilat u ndanë me operatorët ekonomikë për të cilët janë dedikuar. Për disa prej tyre kanë arritur edhe mendimet e tyre, për pjesën tjetër i presim këto ditë dhe besoj se deri në fund të kësaj jave tashmë të gjitha protokollet do të përfundohen në bazë të analizave dhe se prej fillimit të javës së ardhshme ato do të mund të zbatohen”, shtoi Filipçe.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments