/div>
Loris
ezgif-com-add-text-2
Dhoma-Energy Reklamo ketu!
Fati tragjik i gruas shqiptare, humbi bashkëshortin dhe djalin, ndërsa tërmeti e la pa shtëpi
Uncategorized

Fati tragjik i gruas shqiptare, humbi bashkëshortin dhe djalin, ndërsa tërmeti e la pa shtëpi

E mbytur në lot, në dëshpërim për dhimbjen dhe goditjet që vazhdimisht jeta i ka dhënë.

Shpresa Gjeci humbi disa vite më parë djalin e më pas bashkëshortin dhe nga 26 nëntori humbi edhe të vetmen strehë që kishte mundur të krijonte me familjen e saj të vogël që u shua në pak kohë.

E vetmja strehë ku mund të qëndronte ishte ajo e babait të saj në fshatin Shkallë. Dhomat e vogla ku mjerimi dhe varfëria kishin gjetur strehë prej vitesh, atë mëngjes nëntori se mbajtën dot peshën. E gjithësesi aty vijojnë të mbajnë ende frymën gjallë 4 pjesëtarë të familjes Tola.

“Kanë ardhur vetëm vetëm kryeplaku i fshatit me këtë kryetarin e lagjes, e kanë parë dhe asgjë, asnjë lloj ndihme, asnjë lloj të ardhure”, shprehet vëllai i Shpresës për ABC.

Nuk e dinë se si do të mbushin ato gropëza të krijuara në mure gjatë dimrit të ftohtë, ndaj nevojën e kanë të madhe për ndihmë.

Me shikimin e pikëlluar të nënës, Xhemilja është e dorëzuar teksa sheh rrënim në strehën dhe jetët e fëmijëve të saj. Ndërsa Shpresa belbëson dhimbjen dhe mbyt në lot dëshpërimin për dënimin e pamerituar që ka marrë në gjithë këto vite.

Shtëpia është e vjetër e gjysëm e shembur. Pret vetëm shiritat që do të ndajnë familjen Tola nga vdekja, që fatmirësisht nuk erdhi nga lëkundjet e tërmetit por që i kërcënon çdo ditë deri kur rezistenca e atyre mureve të marrë fund.

December 5, 2019

error: Content is protected !!
Struga Ekspres