Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiFamilja Borova falenderon të gjithë struganët dhe mërgimtarët që ndihmuan djalin e...

Familja Borova falenderon të gjithë struganët dhe mërgimtarët që ndihmuan djalin e tyre Skënder Borova

FALENDERIM NGA FAMILJA BOROVA –
GRUMBULLOHEN MJETET E NEVOJSHME FINANCIARE PËR SKËNDER BOROVËN

Të nderuar dhe të dashur qytetar të Strugës,

Ju drejtohem me këtë letër publike në emër të familjes Borova, me qëllim falenderimi për të gjithë kontributin tuaj që keni dhënë gjatë këtyre ditëve me qëllim të grumbullimit të fondit të nevojshëm për të shëruar birin tonë Skënderin.

Nuk kam fjalë se si mund që të falenderoj çdo njërin nga ju, pa marr parasysh kontributin e tij (dikush më të madh apo dikush më të vogël). E di një gjë që këtë shqëtësim që kemi në familje, tanimë e kemi kuptuar që e keni ndjerë edhe ju të dashur bashkëqytetar.

Dhëntë zoti që askënd nga ju zoti të mos e sprovoj me një shqetësim të këtillë.

Shpresoj që pas gjithë kësaj ndihme solidare dhe humane nga ana juaj si edhe mos harrojmë këtu të gjithë qytetarët e tjerë nga qytetet dhe vendbanimet e tjera si edhe kontributorët në mërgim, urojmë që Skënderi të shërohet dhe të rikthehet me shëndet për të vazhduar jetën si nxënës në Shkollë fillore, e t’ju bashkangjitet shokëve dhe shoqeve të tij të klasës.

Ju faleminderit edhe njëherë për të gjithë kontributin tuaj,
Familja Borova do jetë gjithmon mirënjohëse.

Zoti ju bekoftë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments