Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFaik Arsllani është shqiptari i parë në krye të Gjykatës Supreme

Faik Arsllani është shqiptari i parë në krye të Gjykatës Supreme

Gjykatësi suprem, Faik Arsllani, është shqiptari i parë i cili është zgjedhur për ushtrues detyre kryetar i Gjykatës Supreme, pas shkarkimit të kryetarit Jovo Vangellovski. Në seancën e sotme, Pas dy vitesh tentime të pasuksesshme, sot Këshilli Gjyqësor e ka shkarkuar Vangellovskin edhe nga funksioni gjykatës.

Shkarkimi i Vangellovskit është propozuar së bashku me dy gjyqtarë të tjerë suprem, të cilët së bashku i mbivotuan dy kolegë në këshillin penal të Gjykatës Supreme, me çka ia hoqën paraburgimin Sead Koçanit, i cili atëherë ishte i arratisur.

Ndryshe, opinioni e dëgjoi Vangellovskin në bombat duke kurdisur një lëndë gjyqësore me ish-ministrin Mile Janakieski, pastaj në diskutimin e një zyrtari të qeverisë me bashkëbisedues ku shpalosin momente komprometuese për të. Në një raport të veçantë e ka theksuar edhe prokurorja speciale Katica Janeva si gjykatës, kryetari i gjykatës më të lartë, i cili kryen ndikime partiake dhe direktiva, por deri më sot, ai nuk ka dhënë dorëheqje.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments