Më 27.07.2026, rreth orës 20:35, në rrugën lokale ndërmjet fshatrave Mislleshovë dhe Moroishtë të Strugës, zyrtarët policorë privuan nga liria një 48 vjeçar nga fshati Oktis i Strugës.
Gjatë një kontrolli në komunikacion, policia ndaloi një automjet të tipit „Opel“ me targa të Ohrit, të cilin ai e drejtonte. Pas testimit me alkotest, u konstatua se ai kishte 1.51 promil alkool në gjak, pas së cilës u përjashtua menjëherë nga komunikacioni.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.













