Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniËshtë rritur ndjeshëm numri i personave të prekur nga gripi në Maqedoni

Është rritur ndjeshëm numri i personave të prekur nga gripi në Maqedoni

Dhimbje e fortë e fytit, temperaturë e lartë dhe vjellje. Këto janë simptomat që vazhdojnë të shqetësojnë një numër të madh të qytetarëve, posaçërisht fëmijët në javët e fundit. Prindërit me fëmijët që hynin dhe dilnin nga Klinika e fëmijëve në Shkup thanë se brenda në ambulancë kishte plot fëmijë me temperaturë të lartë.

“Është me vjellje dhe temperaturë. Deri në sa i mbërrin temperatura? 39.5”, tha një prind.

“Erdhëm për kontroll për fëmijën. Çfarë e mundon, çfarë simptoma ka? Është e ftohur, tashmë një muaj nuk po shërohet. A kishte temperaturë? Po, 38 e kishte temperaturën. Dy herë përdori Ospen por kot, nuk i kaloi”, shtoi një prind tjetër.

“Ka temperaturë. Sa e kishte temperaturën? 39,40,41. Tre ditë me temperaturë të lartë ndërsa më herët me temperaturë më të ulët. Ka kollitje, i thanë të konsumoj më shumë lëngje e vitamina, mund të jetë virus, duhet bërë analiza të gjakut. Kishte shumë njerëz, të gjithë ankoheshin për temperaturë të lart”, tha një prind.

Në ordinancën private ku punon mjekja Jeta Berisha ishte përplot me pacientë, sidomos me fëmijë. Mes tjerash, doktoresha Berisha apelon që personat me këto simptoma të izolohen.

“Të kenë kujdes ata persona që kanë simptoma, të mos rrinë në ambiente të mbyllura me më shumë njerëz. Kisha dashur ta kemi një edukatë, një kulturë që të largohemi. Në momentin që kenë një teshtimë, një rrjedhje hunde, një temperaturë të lehtë të largohen, të izolohen disa ditë për arsye të personave që kanë sëmundje kronike të cilët një grip i thjesht për atë mund të jetë shumë serioz, për fëmijët nën moshën dy vjeçare, për më të moshuarit mbi 65 vjet. Ti ruajmë këto grupe të njerëzve që mos të vjen deri te komplikimet sepse ata e kalojnë më veshtarë”, deklaroi Jeta Berisha, mjeke.

Gjithashtu, mjekët rekomandojnë që personat e prekur nga gripi të evitojnë tubimet me shumë njerëz, të lajnë duart më shpesh ose ti dezinfektojnë ato, ambientet ku qëndrojnë të ajrosen, të konsumohen sa më shumë lëngje, si supë, çaj, lëngje të freskëta si dhe të konsumohen ushqime të pasura me vitamina dhe minerale./Alsat/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!