Tuesday, May 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaErdogan: Kemi përjetuar shumë tërmete, por ky popull ka ditur t’i kalojë...

Erdogan: Kemi përjetuar shumë tërmete, por ky popull ka ditur t’i kalojë me durim

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan deklaroi se në të kaluarën kanë përjetuar shumë tërmete, por populli ka ditur t’i kalojë me durim.

“Këto fatkeqësi për ne janë një sprovë e madhe. Ne jemi një popull që këto sprova i kemi kapërcyer me durim. Kemi përjetuar tërmetin në Bingol, në Van, në Simav, në Duzce, në Sakarya, në Bolu. Në të kaluarën ne kemi përjetuar shumë tërmete por ky popull ka ditur t’i kalojë me durim”, theksoi Erdogan.

“Si shtet, si popull kemi bërë të pamundurën dhe shpresojmë se do të vazhdojmë ta bëjmë edhe pas kësaj”, deklaroi Erdogan.

“Punimet tona nën rrënoja do të vazhdojnë. Këto rrënoja do të hiqen, nëpërmjet Autoritetit Shtetëror të Zhvillimit Strehimor (TOKI) dhe në vend të rrënimeve nëpër fshatra dhe lagje, do bëhen të gjitha ato që janë të nevojshme. Nuk do të lëmë askënd jashtë”, theksoi ai.

Më tej Erdogan shprehu ngushëllime për 22 personat që humbën jetën në këtë tërmet.

Kujtojmë se nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë që goditi mbrëmë pjesën lindore të Turqisë, humbën jetën 22 persona ndërsa mbi 1000 të tjerë janë plagosur.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments