Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiEndrit Arifi, futbollisti 8 vjeçar nga Shumi i Strugës, një yll që...

Endrit Arifi, futbollisti 8 vjeçar nga Shumi i Strugës, një yll që shkëlqen në Zvicër (FOTO)

8 vjeçari Endrit Arifi, është talenti i jashtëzakonshëm në futboll i cili po mahnit tê gjithë trajnerët e ekipeve të grupmoshave të vogla në Zvicër.

Endrit Arifi është i lindur në vitin 2012 në Zürich të Zvicrës,me prejardhje nga Shumi i Strugës, njofton Struga Ekspres.

Shumë trajner dhe futbollist të njohur në Zvicër kur shohin në fushën e futbolllit talentin 8 vjeçar,shprehen se djaloshi nga Struga premton shumë për të prekë majat e suksesit në futbollin evropian ku shumë lehtë mund të radhitet në të ardhmen e afërt me yjet e futbollit botëror.

Prindërit e Endrit Arifit shprehen se djali i tyre e do shumë futbollin nuk ndahet nga topi i futbollit, madje që kur ishte 3 vjeç ka qenë shumë i pêrkushtuar ndaj futbollit, si në shtëpi, ne fushë me shokët,ku ëndrrat e tij më të bukura lidhen me futbollin, ku deri ne moshë 5 vjeç nuk lëshonte topin nga dora.

Në moshën 5 vjeçare u bë pjesë e ekipit të qytetit ku jeton, në Fc Effretikon, ku çdo ndeshje qe e ka zhvilluar, e ka fituar duke u renditur e para nê tabelë, kuptohet falë yllit të vogël Endrit Arifi.

Pasi kalon vitin e parë në Fc. Effretikon, në vitin e dytë, trajnerët e ekipeve të tjera janë mahnitur me lojën në fushë ku edhe kanë kerkuar që ta largojnë Endritin, sepse ai tashmë i takon një kategorie më lartë.
Në shkurt të vitit 2017, ylli i vogël Endrit Arifi pranohet në Akademinë e futbollit në Zurich, në grupin e FOOTREBEL Soccer U8.

Footrebel tani mat forcat me ekipet e njohura të Fc Zürich, Grasshopers, Basel dhe ekipe të tjera të njohura në Zvicër dhe Evropë

Endriti është ambientuar shumë mirë me këtë grup të futbollit ku në ne çdo ndeshje dalin me fitore nga fusha e blertë.

Endriti në dhomën e tij,mbanë gjithsej 28 Kupa dhe 32 Medalje.
Kjo është një mrekulli, për një djalosh shqiptar që fiton kaq shumë dhe premton kaq shumë, kur për çdo ditê shkëlqen me lojën e tij, mahnit trajnerët dhe futbolldashësit.

Një strugan 8 vjeçar që pritet tê kap majat e suksesit në Evropë,quhet Endrit Arifi.
(Struga Ekspres)



Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments