Bashkësia Lokale e fshatit Bogovicë të Strugës, dje (04 gusht, 2024) organizoi një takim me banorët dhe mërgimtarët gjatë kohës kur edhe ata janë prezent në vendlindje.
Gjatë takimit të ngrohtë dhe mallëngjyes mes banorëve dhe mërgimtarëve u ndje një atmosferë e këndshme dhe shumë mbresëlënëse.
Në këtë takim pati një pjesmarrje të madhe të banorëve dhe mërgimtarëve .
Ky takim do të vazhdoj edhe vitet e ardhshme mes banorëve të këtij lokaliteti.
Vendlindja e Bogovicës është zemra dhe shpirti i banorëve, aty ku lindën shumë intelektual dhe atdhetar të shquar të cilët kanë kontribuar vite me radhë për vendlindjen e tyre dhe çështjen kombëtare.
Gjatë takimit u ndanë disa mirënjohje për intelektualët e këtij vendi dhe atdhetarëve të çështjes kombëtare.
Bogovica është një nga fshatrat më të vjetër të Strugës.
(Struga Ekspres)