Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniElvis Naçi u bën thirrje shqiptarëve të ndihmojnë vogëlushen 10-vjeçare (FOTO)

Elvis Naçi u bën thirrje shqiptarëve të ndihmojnë vogëlushen 10-vjeçare (FOTO)

Historia e Argitës 10 vjeç me skoliozë u transmetua në emisionin “Shqiptarët për shqiptarët”. Rasti i saj është i rëndë dhe ka nevojë për ndihmë urgjente. Vajza thotë se nuk e zë dot gjumi nga dhimbjet, ndërsa në shkollë e bullizojnë pasi shikon vetëm nga një sy.

“Unë jam në klasën e dytë, vrapoj me vrap por nuk marr dot frymë, edhe kur bëj detyrat më dhemb shpina. Nuk fle dot më dhemb shpatulla, me zor fle. Në shkollë më thonë ti je qorre, unë vuaj, me vjen për të qarë, iki nga loja”,-thotë Argita.

E ëma tregon mes lotëve se korseja nuk e ka përmirësuar.

“Vajza ime shikon vetëm nga njëri sy, nuk e di çfarë do bëhet. Më kanë thënë se jeta e vajzës sime rrezikohet shumë. Në shkollë ajo shikon fëmijët e tjerë që luajnë, gjatë gjithë kohës vajza ime qan. Nuk kemi para për operacionin, ju lutem shqiptarëve ne nuk kemi mundësi”,- thotë e ëma.

Më herët Elvis Naçi me anë të një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje shqiptarëve të ndihmojnë vogëlushen e cila vuan nga skolioza që po i merr frymën dhe i shkakton dhimbje. Vajza vuan edhe nga sytë. Naçi i ka bërë thirrje shqiptarëve në emision që t’i vinë në ndihmë Argitës së vogël që ajo të ketë një fëmijëri si gjithë fëmijët e tjerë. Naçi tha se sëmundja po i merr frymën Argitës së vogël dhe se operacioni për t’i shpëtuar jetën vogëlushes kushton 25.000 euro.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments