Wednesday, April 23, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiEdmond Vejseli i Besës kërkon llogari nga Komuna e Strugës se ku...

Edmond Vejseli i Besës kërkon llogari nga Komuna e Strugës se ku janë harxhuar paratë


Në lidhje me pikën e rendit te dites që kishte të bënte me :

Raportin financiar vjetor të Komunës së Strugës për vitin 2018.

Ajo që ra në sy nga ana e këshilltarit të Lëvizjes BESA , dr.Edmond Vejseli dhe komisionit financiar pranë Lëvizjes BESA, ishte shuma e madhe e parave të ndara për:
1.TRANFERIME DERI TE ORGANIZATAT JOQEVERITARE : vlera 4.738.315 denar ( ose reth 78.000 eur)
2.TRANSFERIME TE NDRYSHME :
vlera: 46.484.553 denar ( ose reth 760.000 eur).
Ajo për të cilën ngriti shqetësimin dr.Edmond Vejseli ishte mosbërja transparente se ku janë harxhuar gjithë kjo shumë e madhe e mjeteve?!

Si mund te lejohet qe kjo shume e reth 900.000 eurove te mos jepet asnje shpjegim se ku kanë përfunduar?

Lëvizja BESA nëpërmjet këshilltarit të saj kërkon pëgjigjen e ketyre pyetjeve në kohën më të shkurtër të mundshme nga ana e komunës ,ne detaje se cilat jane organizatat joqeveritare qe kane shfrytezuar keto fonde, si dhe ku kane përfunduar reth 800.000euro nën mbulesën ” transerime të ndryshme”?!
Opinioni strugan ka te drejten e plote te dijë se ku harxhohen paratë e qytetarëve te saj.

#Transparenca_financiare mbi të gjitha.

Zyra për informim
Lëvizja BESA-Struge
14.03.2019

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments