Sunday, May 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShqipëriEdi Rama ia thotë në sy Zelenskyt: Nuk e keni njohur ende...

Edi Rama ia thotë në sy Zelenskyt: Nuk e keni njohur ende Kosovën, ajo e mbështetë Ukrainën (VIDEO)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron në kryeqytetin ukrainas Kiev i shoqëruar nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq. Të dy patën takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Në një konferencë të përbashkët për media, Rama përmendi edhe Kosovën.

Ai tha se përveç 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor që janë rreshtuar krah Ukrainës, është edhe një vend, Kosova të cilën nuk e ka njohur Ukraina.

Kryeministri shqiptar tha se Kosova po bën të njëjtën gjë që kanë bërë shtete tjera me sanksione kundër Rusisë, anipse Ukraina nuk e ka njohur.

“Ka edhe një gjë që ende nuk munda ta flas me presidentin, por dua t’ja them më vonë. Ballkani Perëndimor ka 5 vende në Kombet e Bashkuara, të gjitha ato janë rreshtuar krah Ukrainës, pavarësisht historisë së ndryshme, pavarësisht konteksteve të ndryshme, pavarësisht marrëdhënieve me Rusinë. Por, ka edhe një vend të 6 që Ukraina ende nuk e ka njohur, Kosova e cila pavarësisht kësaj, po bën saktësisht të njëjtën gjë që po bëjnë të gjithë me sanksione dhe me mbështetje të plotë.

Kjo do të thotë se jemi në një linj të mirë përkufizuar, pastaj çfarë jemi dhe çfarë përfaqësojmë, besoj fortë që është gjëja e duhur për t’u bërë”, tha Rama.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments