Edhe zyrtarisht zëvendësohet emri “Aleksandri i madh” në autostradë dhe aeroport

0
21
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë për emërimin e autostradës dhe aeroportit të Shkupit, që njiheshin deri tani me emrin “Aleksandri i madh”.
Pas vendimit të marrë në mbledhjen e qeverisë javën e shkuar, e pas publikimit të vendimit në gazetën zyrtare, tashmë edhe zyrtarisht aeroporti në Petrovec edhe në hyrje, edhe në tabelat treguese do të mbajë emrin “Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit”, ndërsa autostrada do të quhet autostrada “Miqësia”.

Ndryshimi i emrave të aeroportit dhe autostradës, ashtu siç paralajmëroi kryeministri Zaev në takimin në Davos me homologun grek, Cipras, është shenjë e vullnetit të mirë dhe përforcimit të marrëdhënieve me Greqinë në këtë kohë kur negociatat rreth emrit kanë hyrë në një fazë të rëndësishme.