Thursday, June 1, 2023
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeMaqedoniEdhe kroatët kërkojnë të përfshihen në Kushtetutën e RMV-së

Edhe kroatët kërkojnë të përfshihen në Kushtetutën e RMV-së

Në kuadër të ndryshimeve kushtetuese, ne sugjeruam që do të vlerësonim nëse në preambulën e Kushtetutës do të përmendeshin edhe kroatët, gjë që do të ishte mirë duke pasur parasysh se kemi mbrojtje të ndërsjellë të pakicave, tha dje kryeministri kroat, Andrej Plenkoviq në një deklaratë për gazetarët pas takimit me pjesëtarët e komunitetit kroat.

Ky ishte takimi i fundit i Plenkoviqit gjatë vizitës së tij zyrtare në Maqedoni. Më parë ai u takua me Presidentin e Shtetit, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin dhe kreun e opozitës.

Plenkoviq tha se sugjerimi i tij u prit në mënyrë të favorshme në kontrast me kërkesat e Bullgarisë, të cilat ai tha se po shkaktonin grindje të brendshme politike midis qeverisë dhe opozitës.

“Duhet shumë më tepër dialog ndërmjet partive politike për të arritur progres”, shtoi ai.

Vlerësohet se në Maqedoni jetojnë rreth 4.000 kroatë. Në regjistrimin e fundit, rreth 3.000 qytetarë u deklaruan si bullgarë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments