Shkruan: Naim Ramizi
Lugina e Preshevës ka një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të saj që jetojnë dhe veprojnë në perëndim. Ndodhemi në kohën kur si çdo vit ata kthehen (po e them “kthehen” sepse secili që ka marrë atë rrugë e ka marrë nga halli, ka shkuar për t’u kthyer një ditë por…) në vendlindje dhe ne duhet t’i presim si është më së miri, jo pse ata janë burimi kryesor i mirëqenies sonë por edhe pse janë pjesa më e dhimbshme e kombit!
Vëllau, motra jonë, që jetonë në perëndim, për vite me radhë ka ardhur në këtë vend, ka lënë djersën e tij/saj këtu dhe është kthyer që të derdhë djersë të reja në dhe të huaj. Duajeni, respektojeni, vlerësojeni, çmojeni sepse ai/ajo mund të shkojë ku t’i dojë qejfi por ai/ajo këtu po vie, në këtë vend ku s’ka as ujë për t’u freskuar në këto ditë me vapë, ku nuk ka as rrugë, as respekt…Po vie këtu duke pritur orë të tëra nëpër kufinjt e Serbisë, Kroacisë, Hungarisë. Ai/ajo minimumi i kalon tri ditë rrugë të mundimshme, vajtje-ardhje duke qenë të ekspozuar në rrezik permanent. Sa e sa familje janë shuar rrugëve të Europës nga aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e lodhjes dhe mospushimit gjatë rrugëtimit për të mos e humbur një ditë? Ata të shumtën e rasteve nisen ditën që përfundojnë punën, pa pasur komoditetin të pushojnë nga puna, të lodhur e të rraskapitur nga puna drejt e në timon sepse i duket i shtrenjt minuti.
Ai vie këtu sepse ka mall, ka shumë mall, prandaj o vëllezër e motra t’a presim mirë që të ndjehet i lirë dhe t’i japim ndjesinë se është në shtëpinë e tij, anipse sjelljet e ndonjërit mund edhe t’iu iritojnë me raste. Mos e gjykoni, mos e akuzoni, mos e fyeni edhe kur ai është në gabim. Lejojeni të ndjehet i lirë, të paktën për këto ditë sa është në vendin e tij. I’u shoh duke i gjykuar, duke i trajtuar si të huaj, tek ata e shohim insektin që nuk shihet as me mikroskop e tek ne nuk e shohim as buallin, po harrojmë se edhe ai – mërgimtari shqiptar si ti e unë është, shembullin e keq e ka prej nesh, prej gjeneve dhe vendit të origjinës, jo prej vendit ku jeton. Ditë për ditë kemi raste nga më të shëmtuarat: vjedhje, plaçkitje nëpër shtëpi edhe të kujt shtëpi? Pikërisht shumicën e rasteve të shtëpive të mërgimtarëve dhe asgjë, hetimet vazhdojnë.
E mërgimtari i shkretë për çdo vit duhet të merret me sanimin e pasojave të shkaktuara nga fqinji i tij, familjari…e të cilët veç të mira prej tij kanë pasur.
E vështirë është për të që të gjithë e shohin si € (euro). Askush nuk e trajton njerëzishëm, megjithatë mergimtari paguan edhe për shërbimin më të vogël sepse do të na ndihmojë, dhe prapë se prapë i përbuzur.
Mos luaj me sinqeritetin e tij, para sysh e ngritë në qiell me fjalë (fullerranta) e posa ta ketë kthyer shpinën i’a bënë me sy tjetrit ” i’a kapa quranit e hongër, bëhu gati edhe ti me ja nxhit najsen” .Mos harro ai që ka ditë të depërtojë në vend të huaj, ai me lehtësi i dallon edhe ” dallaveret ” tona por ai për dallim prej nesh, ka kulturë perëndimore, ai nuk vjedhë, ai nuk të provokon, ai sheh punën e tij… por, jemi ne që i provokojmë, i nënçmojmë edhe pse “leku” i tyre në atë apo këtë mënyrë ndikon në mirëqenien tonë. Ai është i sinqertë me secilin prej nesh deri në pikën fundit, ai po jeton për më shumë se 90% të kohës në një botë ku civilizimi ka nxënë rrënjë herët, e neve e paragjykojmë “shacin”. Sapo të shohim me veturë të mirë, gjëja e parë që na shkon në mendje është kredia, me kredi e ka marrë.
“Ka marrë kredi me ardhë në pushim ” shpeshherë e kam ndëgju këtë fjali. Edhe nëse ka marrë kredi kjo është një sakrificë me tepër.
Ai nuk po vie në pushim por po vie të ç’mallet me familje për dallim prej neve që futemi ne kredi për me shku në deti ose për ndonjë lluks tjetër!
Një vit sikur të na bojkotojnë as qent nuk na hajnë e qe besa gjeneratën e tretë nuk e lidhë asgjë me këtë vend, prindërit dhe familjen e ngushtë e kanë atje, aty këtu ndonjë martesë edhe pse edhe këto janë shumë më të rralla sepse gjenerata e tretë po jetojnë ndryshe prej gjenerstës së parë që kishin mbetur fanatik të kohës. Gjenerata e tretë po jeton ndryshe edhe nga gjenerata e dytë që kishin mbetur besnikë të traditës, herë-herë të mbrapsht.
Gjenerata e tretë po shkollohet,kjo gjeneratë ka avancuar, tashmë shqiptari nuk punon në ndërtimtari (baushtellë). Shqiptarin/shqiptaren e gjenë në administratë publike, në banka, menaxher të ndërmarrjeve të suksesshme.
E gjenë në biznese të tyre individuale,në sporte të ndryshme etj, etj. Pra këtë gjeneratë po e humbim se nuk po dijmë ta vlersojmë, po e humbim me fajin tonë duke e injoruar duke mos e vlerësuar për atë çka është, për atë që ka arritur në kushte të pabarabarta me të tjerët sepse ka qenë qytetarë i dorës së dytë por me përkushtim dhe zell i’a kanë dalur.
Ata u rritën me bukën e fituar me gjak e djersë nga baballarët e tyre. Kjo gjeneratë nuk është se ka pasur kushtet më të mira por ky ishte motivim për ta. Ata janë kampion në mënyrën e tyre si: Shaqiri, Xhaka, Behrami etj, etj.
I dashur bashkëatdhetarë jemi dëshmitarë të kontributit tuaj në atdhe.
E di mirë sa shumë shpenzoni edhe cili është ndikimi juaj në familjet tona.
Një lokal kemi pasur dikur në fshat, ku unë kam punuar si fëmijë edhe mirë më kujtohet çfarë ndikimi kishte ardhja e juaj, jo 100% , por 500% qarkullonim më shumë se zakonisht, po e them me përgjegjësi.
I dashur mërgimtar, në mënyrë që kontributi juaj të jetë taman në vendin e duhur, kam një lutje për ju: shportën tuaj mbusheni tek shqiptarët dhe shërbimet e nevojshme për ju merrni prej shqiptarëve, bojkotoni serbët qofshin ata edhe për një çmim pak me të lirë!
Bli produktet bujqësore prej bujqëve shqiptarë, i keni më të sigurta në secilin aspekt!
Edhe ju afaristë të suksesshëm dhe ju më pak të suksesshëm qëndrojuni besnik jo vetëm bashkëatdhetarëve por edhe secilit konsumatorë, ofroni shërbimin e nevojshëm me korrektësi dhe besnikëri! Mos e dalloni mërgimtarin me çmime, mos përfitoni nga rasti duke i ngritur çmimin siç veprohet rëndom!
Qytetarë i Luginës, produktet e bylmetit i bleni ende te “Imlekit” thuaj jo një herë e mirë, blej produktet e Fontanës, Dodës etj.
I nderuar qytetar blej produktet e Agro Adria dhe Mishtores Labi etj. në vend të “Zllatiborac”!
Pijet fredkuese merri të Fluidi, Jaffa Champions, RC Cola…në vend të Hello, Next, Bi Cola etj.
Vajin Diamant zëvendësojeni me Vajin Floil.
Shërbimet kabllore dhe të internetit merri në cilësinë më të lartë me çmim të njejtë, dhe shërbimin korrekt nga Euro Net në Vend të Kopernikusit kompani Serbe që vepron te Shqiptarët, bojkotojeni secilin shërbim qe ka zëvendësim.
Këpuctaria Solid – Preshevë, është një fabrikë e vogël por që pretendon të bëhet e madhe.
E jo këpucët te Dona -Vranje që dallojnë edhe për nga çmimi edhe nga cilësia në favor të Solid-it.
Prodhimet e Betoni Dekor – Tërnoc etj etj në vend të Gjore – Llopardincë.
I nderuar bashkatëdhetar, filloje ti ngaqë ndjenja patriotike tek ju është shumë më e theksuar se tek ne këtu, filloje ti mbushe shportën në marketet shqiptare në vend të Maxi, Idea, Sprint etj.
E kuptoj edhe pakënaqësinë tënde me shërbimet në administratë por fajtorë jemi ne, jo dikush tjetër. Përfaqësusit tanë nuk janë në nivel të detyrës, ata janë të nxënë me punë të “mëdha” s’kanë kohë për hallin e qytetarit, e as të mërgimtarit.
I dashur bashkëatdhetar mos na braktis, mos pusho të vish. E di që edhe ju keni nevojë për pushim, për det…, ne shkojmë në det edhe për ty me paranë tënde shpeshherë! Të lutem vazhdo me ardhë sa herë që të ipet mundësia! Jeni ju që po e mbani gjallë ktë vend, falë Zotit që i’u kemi! Të keni shëndet e Zoti i’u bekoftë juve dhe familjen tuaj – do të thoshte Ibrahim Rugova!
Edhe një lutje të fundit: fali të gjithë ata ziliqarë që të shohin me inat edhe pse ti nuk i’u ke bë asnjë të keqe por ata të lakmojnë ty dhe jetës tënde. Shpirtngushtësia e tyre nuk duron tjetrin me lart se vetja e tyre, ata mendojnë se atje në perëndim juve i fitoni lehtë sepse zemërgjersia juaj i’a krijon këtë përshtypje por ti mos u thyej, mos ndrysho!
Jo pse e meritojmë por për hirë të vendit që po mbetet shkretë, ditë për ditë po boshatiset, rinia po ikë prej vendit të pashpresë. Mos u ndiej i shfrytëzuar por llogarit se i ke ndihmuar, ani pse tjetri nuk është mirënjohës, vazhdo me qenë solidar dhe zemërgjerë!
Pjesa më e madhe i’u jemi mirënjohës për sa dielli ta ngrohë tokën! Falemnderit përzemërsisht për ndihmën e vazhdueshme që jep pa u kursyer sa herë që vendi të ketë nevojë. Falemnderit, falemnderit, shumë falemnderit!
E trajtova Luginën si vend më specifik për arsye se diaspora është burim kryesorë i jetesës për dallim prej vendeve tjera por mërgimtari shqiptar është i njejtë si ai në Kosovë, Maqedoni, Mal të zi, Shqipëri etj, etj!