Gruaja që qëndron pas këtyre pamjeve është dënuar me burg, për shkak se nuk ndihmoi shërbëtoren e saj që ishte në rrezik.
Ngjarja ka ndodhur një vit më parë në Etiopi, dhe në pamje duket dëshpërimi i një vajze që mbeti e varur në dritaren e katit të shtatë. Ndërkohë, pronarja e saj nuk preferoi ta ndihmojë, por nxori telefonin dhe filmoi skenën e rëndë.
Çuditërisht, ajo i mbijetoi rënies, duke thyer vetëm një krah dhe mori lëndime të tjera të lehta. Gruaja që mban aparatin duke e filmuar dëgjohet duke thënë: E çmendur, kthehu.
Tani ajo është dënuar me 1 vit e tetë muaj burg për filmimin e shërbëtores së saj duke rënë.