Tuesday, May 14, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniE tmerrshme: Qytetarja e Maqedonisë është e bllokuar për dy vite në...

E tmerrshme: Qytetarja e Maqedonisë është e bllokuar për dy vite në Dubai (FOTO)


Në një udhëtim jashtë Zvicrës, një grua veriomaqedonase 42-vjeçare e takon një burrë. Gjatë pastrimit higjienik, ai e ka filmuar atë duke bërë dush. Për veriomaqedonasen, ky veprim ka përfunduar në kaosin e drejtësisë dhe në ndalimin e udhëtimit për t`u kthyer.

Iman Gustafsson është një shtetase veriomaqedonase, por për 30 vite me radhë ka jetuar në Zug të Zvicrës, shkruan “20 Minuten”, përcjell Shtegu.com. Në shtator të vitit 2017, ajo vendosi të udhëtojë për në Dubai për t’u çlodhur pak. Por, e gjitha kjo ka përfunduar në një mënyrë që nuk e kishte imagjinuar, shkruan në një raport të gazetave të CH Media.

Vetëm pak ditë pas arritjes së saj në Dubai, Imanja e takoi një irakien dhe me të krijoi një lidhje. Që të dy bënë disa udhëtime së bashku dhe gjithashtu planifikuan një udhëtim së bashku në Abu Dhabi. Pasi që ata duhej të shkonin herët në mëngjes, irakiani i kërkoi veriomaqedonases nëse do të donte ta kalonte natën me të në hotel. Ajo u pajtua.

Kur ajo shkoi në hotel për të bërë dush, të dy ranë dakord që burri të priste në ballkon. Për një çast, veriomaqedonasja vuri re se irakieni fshehurazi po ia fotografonte këmbët e saj. Kur ajo i kërkoi që t’i fshinte fotot, ai refuzoi, ndërsa ajo ia mori telefonin nga dora, njofton Shtegu.com. “Aty pashë videon, ai nuk ishte në ballkon, më kishte xhiruar në dush”, thotë ajo.

Nga frika se do të mund ta shpërndante videon, 42-vjeçarja e thërret policinë. Irakieni kishte pohuar se të dy ishin një çift dhe kishin marrëdhënie seksuale me njëri-tjetrin. Meqë kjo shkel ligjin e Sheriatit në Dubai, gruaja u privua nga pasaporta e saj dhe duhej t’i nënshtrohej provave në spital. Ato zbuluan se ajo nuk kishte pasur marrëdhënie seksuale me irakienin.

Megjithatë, ajo është dashur të paraqitet në një seancë gjyësore. Atje, një gjykatës e pyeti në detaje për jetën e saj seksuale dhe shkurtimisht, ajo u dërgua edhe në një qeli burgu. Nga Ambasada e Zvicrës nuk mori asnjë ndihmë edhe pse i ishte drejtuar asaj: “Unë kam jetuar në Zvicër për pothuajse 30 vite dhe pastaj papritmas, Maqedonia e Veriut qenka ajo e cila duhet të jetë përgjegjëse, pasi si fëmijë për herë të fundit atje kam qenë”, njofton Shtegu.com. Por, edhe Maqedonia e Veriut nuk e ndjeu përgjegjësi për te.

Imanja ende nuk e ka marrë pasaportën e saj. Prandaj, ajo e ka humbur banesën e saj në Zug dhe merr vetëm një pension invalidor prej 900 dollarësh. Megjithatë, vetëm dhoma e saj në Dubai kushton 850 franga në muaj. Aty duhet shtuar edhe ilaçet dhe kujdesin psikologjik.

Tashmë është sjell një vendim gjyqësor në shkurt të vitit 2019, në të cilin thuhet se veriomaqedonasja nuk dyshohet më dhe hetimi është ndalur. Por ajo duhet të paguajë 2.000 franga gjobë dhe pastaj t`i kthehet pasaporta. Për Imanen, kjo është një dritë në fund të tunelit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments