Wednesday, June 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniE tmerrshme: Përdhunohen dy vajza

E tmerrshme: Përdhunohen dy vajza

Dy vajza të mitura janë përdhunuar në Reçicë të Vogël të Tetovës, ndërsa rastin e ka denoncuar në polici nëna e njërës nga vajzat e mitura, njoftojnë nga MPB-ja.
Sipas informatave të policisë, mbrëmë në ora 1 e 30 minuta në Stacionin policor në Tetovë, vajza e mitur nga Tetova e shoqëruar nga nëna e saj, Prokurori publik kujdestar, psikologu nga Qendra për punë sociale dhe avokati ka denoncuar se më datë 18.01.2018, rreth orës 15:00 bashkë me shoqen e saj, moshatare e saj kanë biseduar me person të panjohur përmes aplikacionit “Azar”. Më pas, personi i panjohur i ka ftuar në shtëpinë e tij dhe dy vajzat e mitura kanë shkuar në vendin e caktuar në Reçicë të Vogël.

Pasi kanë arritur në shtëpinë e tij, kanë hyrë në njërën nga dhomat dhe personi i panjohur ka kryer përdhunimin e vajzave të mitura. Pasi që vajzat e mitura kanë gjetur mundësi për të ikur nga shtëpia e personit të panjohur dhe duke thirrur taksi kanë shkuar në shtëpitë e tyre, informojnë nga MPB.

Policia e Tetovës po ndërmerr masat e nevojshme për gjetjen e personit të denoncuar dhe për ndriçimin e plotë të rastit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments