Një foshnjë e sapolindur është gjetur i braktisur dhe pa shenja jete në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Azem Galica”, teksa foshnja është gjetur nga kalimtarët pa shenja jete brenda një çante të zezë, transmeton Ora.info.
“Më datë 02.09.2018, rreth orës 07:30, në rrugën “Azem Galica”, në një çantë të zezë, është konstatuar e braktisur dhe pa shenja jete, një foshnje e porsalindur. Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale”, thuhet ne njoftimin e policisë.