Friday, February 14, 2025
Nabizi KUPA Gega
trim2 ensar-Gold REKLAMO KETU!
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
HomeKosovëE rëndë/ Vritet një grua shtatzënë në oborrin e Spitalit në Prishtinë

E rëndë/ Vritet një grua shtatzënë në oborrin e Spitalit në Prishtinë

Një person ka vrarë gruan shtatzënë para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë.

Front Online merr vesh se ky rast ka ndodhur para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë.

Ekonomia Online ka kontaktuar me zëdhënësin e policinë, por ai nuk ka mundur të konfirmojë lajmin. “Sapo të kemi informata do të ju njoftojmë”, tha ky zyrtar policor.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti përmes përgjigjes me shkrim ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 18:00.

Tutje, ajo tha Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç.

“Kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments