Saturday, June 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniE rëndë/ Ndërron jetë 54 vjeçari, mbi të u shemb dheu në...

E rëndë/ Ndërron jetë 54 vjeçari, mbi të u shemb dheu në vendin ku po punonte

Policia e Tetovës informoi se dje një 54-vjeçar nga Shqipëria ka humbur jetën gjatë kryerjes së punëve ndërtimore. Rasti është raportuar rreth orës 15:40, kur në SPB Tetovë janë lajmëruar nga spitali klinik i Tetovës.

“Është raportuar se në Spitalin klinik të Tetovës pa shenja jete është sjellë L.B. (54) nga Republika e Shqipërisë. Sipas raportimit, teksa ishte duke kryer punë ndërtimore në Çelopek të Tetovës rreth orës 14:30 mbi të është shembur dheu në kanalin që po hapnin. Ai është nxjerrë nga kanali dhe është transportuar në ordinancën private në fshat për ndihmë mjekësore dhe më pas ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin klinik të Tetovës. Prokurori publik dhe ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme të Tetovës kanë kryer inspektim dhe mbi trupin e pajetë do të bëhet obduksion. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, informoi SPB Tetovë.

Muajin e kaluar, më 14 korrik punëtorë të ndërtimit të moshës 50 dhe 63 vjeçare e humbën jetën duke punuar në Shipkovicë të Tetovës. Në atë kohë kanë ndërruar jetë A.A. (63) nga Selca e Tetovës dhe XH.C. (50) nga Republika e Shqipërisë

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments