Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëE la Zvicrën për të jetuar mes ujqve në Kosovë

E la Zvicrën për të jetuar mes ujqve në Kosovë

“I mbaj për qejfin tim. Më shumë kam shpenzime se sa fitim, por jam i kënaqur”, thotë Hysni Rexhaj nga Osekhyla e Gjakovës, i cili jeton me 6 ujq dhe me shumë kafshë e shpezë të tjera të egra. Hysni Rexhaj la jetën e mirë Zvicër për jetuar në mesin e gjashtë ujqve në fshatin Osekhylë të Gjakovës. Ai thotë se mbajtjen e kafshëve të egra e kishte pasion që nga mosha e fëmijërisë. Rexhaj, i cili merret me rritjen e ujqve, i ka vënë njërit prej ujqve të tij mbiemrin e presidentit amerikan, Trump. “Këtë emër ja kom ngjitë si lloj falënderimi për Amerikën që na ka ndihmu, ka kontribu në kohën e luftës. Ata kanë bo shumë për neve. Po ashtu ky është origjinal dhe i bukur dhe për atë arsye ja kam vënë edhe emrin”, thotë Rexhaj për Albinfo.ch. Ai shton se është goxha e vështirë për t’i mbajtur gjashtë ujq, por ai këtë e bën me dëshirë. “Për me u marrë me ujkun është bukur vështirë se duhet edhe pak me qenë talent se nuk mundet edhe gjithsekush me bo këtë punë. Unë i bëj do sende çka s`i bëjnë tjerët, jam i kënaqur që i kam këta gjashtë bukurosh, sepse janë shumë të afërt”, thekson Rexhaj. Burri nga Gjakova që u rikthye pas luftës nga Zvicra në Kosovë, potencon se e kishte ëndërr të jetonte me ujq. “Ëndrra ime u konë me e bo këtë kopsht zoologjik. Por këtu kërkohen do kushte, nuk është kollaj me i mbajt edhe brenda sepse këta dojnë edhe ushqim edhe mirëmbajtje. Jam shumë i dashuruar në ta. Ua kam dhanë njëfarë trajnimi kështu që ata janë të qetë dhe të relaksuar. Për momentin i kam gjashtë”, thotë Rexhaj. Ai pastaj tregon për albinfo.ch se ku i marrë ujqit. “Disa i kam zënë, e disa i kam ble. Katër i kam zënë me dorë. Kam dashuri ndaj tyre e këta kanë ndaj meje”, sqaron Rexhaj. Hysniu, në kopshtin e tij zoologjik tani ka 2500 kafshë e shpezë të ndryshme. Mes tyre: 6 ujq, mace të egra, dhelpra e deri te shpezët si: shqiponja, fëllënza e çka jo tjetër. Kështu, në fshatin Osekhylë të Gjakovës tani jeton familja tetë anëtarëshe e Hysni Rexhajt, që merret me rritjen e qindrave shpezëve dhe shtazëve të egra./Albinfo.ch

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments