Wednesday, December 11, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeKulturë“E kanë lënë në harresë këtë artist të njohur shqiptar, e lënë...

“E kanë lënë në harresë këtë artist të njohur shqiptar, e lënë të dergjet në spital pa ndihmë”(VIDEO)

Një artist i njohur, “Artisti i Merituar”, dergjet në spital dhe i harruar nga organet kopetente.

Zv.Kryetari i LSI-së Luan Rama e ka bërë publik rastin e këngëtarit të mirënjohur Shyqyri Alushi, këngëtarin shkodran të këngëve popullore. Alushi vuan nga përmes rrjetit social ku dhe njofton se Shyqyri Alushi është lënë plotësisht në harresë.

I biri i artistit shprehet se i ati ka pësuar një ishemi në kokë dhe se për shkak të gjendjes së dobët ekonomike nuk ka mundur t’i blejë dot të gjitha ilaçet e nevojshme. Ai shprehet se i kanë thënë se duheshin shuma të mëdha parash por familja e ka të pamundur për t’i mbuluar.

STATUSI I LUAN RAMËS:

Shyqyri Alushi, “Artisti i merituar” dhe zëri më përfaqësues i këngës popullore qytetare shkodrane pas Bik Ndojës së paharruar, gjendet i vetmuar përballë shëndetësisë falas dhe indiferencës së qeverisë!

Natyrisht, zonja ministre e kulturës dhe shumë prej kolegëve të saj mund të pyesin se “kush është ky Shyqyri Alushi?!”, por më shumë se ky fakt, problemi është që institucionet tona të kulturës e ato të vlerësimit e nderimit të artistëve, nuk kanë e nuk respektojnë kritere profesionale e shkencore për hierarkinë e vlerave në këtë vend!

Një jetë të tërë, përmes këngës së vet, Shyqyri Alushi iu fal popullit të tij me shpirt e zemër, duke qenë një model i qytetarit artist dhe artistit qytetar.

E kur duhej që të ndjente bashkë me dashurinë dhe respektin e qytetarëve shkodranë dhe atyre të të gjithë vendin që asnjëherë nuk i ka munguar edhe vëmendjen, respektin dhe mirënjohjen e shtetit, shëndetësia “falas” dhe qeveria e rilindjes, jo vetëm e ka braktisur artistin fisnik, por edhe po e vret atë me indiferencën e vet!

Unë lutem me shpirt dhe uroj me zemër që Shyqyri Alushi t’a fitojë betejën me sëmundjen dhe të kthehet në familjen e tij për të qenë gëzimi dhe krenaria e tyre e, edhe e jona, po për fat të keq, ai ka përballë bashkë me sëmundjen, edhe shendetësinë “falas” pa ilaçe dhe medikamente, ka përballë edhe indiferencën e qeverisë e të shtetit, i cili nuk kursehet duke shpërblyer e nderuar përfaqësues antivlerash e mediokritetesh perverse, që gëlojnë dhe ushqehen për të gajasur e duartrokitur duke u mbllaçitur e gogësitur korridoreve të pushtetit!.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!