Saturday, May 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Dyshohet se vajza e ka goditur viktimën me send të fortë”, policia...

“Dyshohet se vajza e ka goditur viktimën me send të fortë”, policia me detaje tjera rreth vdekjes së 16-vjeçarit

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dhënë detaje të reja në lidhje me trupin e pajetë të të miturit që u gjet dje në Banjat e Tetovës, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se gjatë ditës së djeshme është zhvilluar bisedë zyrtare me një vajzë e cila dyshohet se me një gjësend të fortë ka goditur viktimën në kokë.

“Më datë 22.12.2022 në ora 14:00, në SPB Tetovë është zhvilluar intervistë zyrtare me një të mitur 17 vjeçare nga Rogla e Tetovës. Ajo dyshohet se ka sulmuar me send të fortë të miturën 16-vjeçar nga fshati Novosellë e Komunës së Zhelinës, i cili u gjet i pajetë dje në orën 07:10 minuta në ujërat e lumit “Shkumbim” rrugës për në vendin e quajtur “Banja” në Tetovë. Po ashtu në lidhje me ngjarjen në prani të prindit, përfaqësuesit nga Qendra për Çështje Sociale, avokatit dhe personit mjekësor është zhvilluar bisedë me një të mitur tjetër 17 vjeçar nga Tetova. Vajza e mitur është ndaluar në komisariat, ndërsa i mituri është lënë i lirë. Pas dokumentimit të rastit nga gjyqtari në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore të Tetovës, të miturës i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe është dërguar në burgun e Shkupi për vuajtje të masës së paraburgimit”

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments