Njësia e shpëtimit malor nga Ohri ka realizuar një aksion të suksesshëm për evakuimin e personave të bllokuar në malin Galiçicë.
Sot në orën 12:56, në numrin e vetëm të emergjencës 112, është raportuar për dy persona të ngecur në dëborë me automjet “Mercedes” në Galiçicë në afërsi të kishës së Shën. Naum, në rrugën e cila është e mbyllur për qarkullim, njoftojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhimin e Krizave.
QRMK-ja ka njoftuar menjëherë Njësinë e Shpëtimit Malor nga Ohri, nga ku janë lokalizuar dy personat e ngecur në borë në Galiçicë dhe janë shpëtuar në kohën optimale, si dhe është nxjerrë edhe automjeti i bllokuar.
Aksioni u mbyll plotësisht dhe me sukses në orën 14:15.(Struga Ekspres)