Dy fëmijë në Ohër shpërthejnë bomba artizanale

0
10

Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër paraqiti raportim kundër dy minorenëve nga Ohri të moshës 13 dhe 14 vjeçare për kryerjen e veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Të denoncuarit më datën 9 të muajit të kaluar në oborrin e shkollës fillore “Grigor Përlicev” në Ohër, janë parë se si hedhin një lëng duke shkaktuar një shpërthim të fortë.

Gjithashtu, 13-vjeçari natën midis 11 dhe 12 dhjetorit në Ohër, ka hedhur dy shishe plastike në një oborr ku ka shkaktuar shpërthime të njëpasnjëshme, informojnë nga Ministra e Punëve të brendshme në Buletinin e sotëm.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5