Friday, October 17, 2025
Nabizi Gega KFC
Home Shqipëri Duka: Në shtëpi ishte djali dhe gruaja. Në kamerat shihet një person...

Duka: Në shtëpi ishte djali dhe gruaja. Në kamerat shihet një person me kapuç (VIDEO)

0
15
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Kreu i FSHF-së, Armand Duka ka marrë një sms kërcënimi : “Ti luan me dy standard. Ti tallesh me lekët tona, për 24 orë jep dorëheqjen ose 60 plumba i ke në kokë se betimi u bë i pakthyeshëm.” Mesazhi u zbulua mbrëmjen e sotme një orë pas shpërthimit të ndodhur pranë banesës së tij në qytetin e Durrësit.  Ai thotë se është një sms që ka mbërritur nga një numër telefoni që është mbyllur më pas menjëherë sapo është dërguar sms.

Ndërkohë në deklaratën e parë para mediave , numri një i futbollit shpjegoi situatën në banesën e tij dhe autorin që ka vendosur lëndën shpërthyese.

“Shpërthim ishte te dera e shtëpisë. Aty kanë qenë djali dhe gruaja. Uroj që të jetë një rastësi. Shpërthimi ka qenë i madh dhe porta ka dalë jashtë përdorimit. Kemi kamerat e shtëpisë dhe të rrugës. Duket një person me kapuç dhe që vë atë lëndën shpërthyese,” tha mes tjerash Duka.

Numri një i futbollit vendor në një intervistë për emisionin “Opinion” në TV Klan tha se “në atë emër ishin 1 mijë numra” dhe karta e telefonit ishte në emrin e Sabian Rrapushit.