Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniDritan Abazoviq, mandatari për kryeministër prezanton programin para deputetëve në Mal të...

Dritan Abazoviq, mandatari për kryeministër prezanton programin para deputetëve në Mal të Zi

Mandatari për kryeministër të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka dorëzuar në Kuvend programin e punës së Qeverisë së 43-të, të cilën synon ta udhëheq.

Në fillim u zgjodh kryetarja e Kuvendit, Daniela Gjuroviq, e më as Abazoviqi paraqiti ekspozenë para deputetëve, shkruan gazeta “Vijesti”.

Abazoviq vuri në dukje se qeveria e re do të bazohet në dy shtylla kryesore – shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik.

“Prapa këtyre tensioneve gjithmonë kanë interesat e qarqeve individuale apo dëshira për përfitime të vogla politike”, tha kreu i Lëvizjes Qytetare URA.

Kjo lëvizje, në Kuvend përfaqësohet me katër deputetë. Abazoviq ka marrë përkrahjen e komuniteteve dhe të partisë së presidentit Milo Gjukanoviq, për t’u zgjedhur kryeministër.

“Detyra e kësaj gjenerate politikanësh është që të punohet për një kompromis për interesat e përgjithshme shoqërore, në dobi, jo në dëm të qytetarëve tanë. Vetëm me mirëkuptim reciprok, respekt dhe gatishmëri për të vënë interesin shtetëror para atij personal dhe partiak, ky shtet mund të ecë përpara. Prandaj sundimi i ligjit dhe zhvillimi ekonomik do të jenë dy shtyllat kryesore të qeverisë së re”, tha Abazoviq.

Qeveria në krye me Abazoviqin pritet të ketë 20 ministri, përfshirë dy pa portofol.

Në Qeverinë e fundit, të rrëzuar më 4 shkurt, Abazoviq ishte zv.kryeministër dhe partner me partitë proserbe.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments