”DRINI” I STRUGËS I SUKSESSHËM EDHE NË GJILAN
Vikendin që lamë pas 28.10.2017 (e shtunë) në Gjilan të Kosovës u zhvillua edicioni i XII Ndërkombëtar në karate “KATANA OPEN 2017”, nën organizimin e shkëlqyer të K.K “Dardania” ku morën pjesë 45 klube nga Kosova, Maqedonia, Mali i zi dhe Lugina e Preshevës, me mbi 300 sport.
Klubi i Karatesë “Drini” nga Struga në këtë aktivitet u paraqit me 9 sportistë, në dy diciplina: kata dhe kumite, duke u stolisur me 5 medalje dhe atë: 4 medalje arid he 1 medalje të bronztë.
Me medalje ari u stolisën:
Gresa Mustafai – kumite / mosha 11vj – pasha +40kg
Kastriot Malo – kumite / mosha 11vj – pesha +45kg
Hamza Zylali – kumite / mosha 12vj – pasha +50kg
Ilira Xheladini – kumite / junior – pasha -48kg
Me medalje të bronztë u stolis:
Melisa Hajredini – kata / mosha 10vj.
Paraqitje të mirë bën edhe Pasho Mustafai, Zana Xheladini dhe Loriana Ramo.