Tuesday, May 21, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDonika Bakiu: Mos prano diskriminimin tënd në shoqëri

Donika Bakiu: Mos prano diskriminimin tënd në shoqëri

Dita ndërkombëtare e gruas – 8 Marsi është dita kur shënohet lufta e grave për barazi ekonomike, politike dhe sociale me burrat. 8 Marsi si ditë ndërkombëtare e gruas është shpallur nga Kombet e bashkuara me qëllim kremtimin e rolit të gruas në histori, si dhe luftën e saj për barazi, drejtësi, paqe dhe zhvillim. Për fat të keq në vendin tonë ende nuk e kanë vendin e merituar! Rektore universiteti grua? Jo, unë nuk kam njohur këtu, sa gra shqiptare na përfaqësojnë në kuvend? Luftë kur bëhen listat për deputetë sepse vetëm numri tre në zonën e gjashtë është fitues , rrallë ndodh edhe numri gjashtë! Është barazi kjo?! JO! Partitë politike në vendin tonë nga sa gra kanë në Kryesi Qendrore?! Dy, tre apo katër?! Sa gra shqiptare janë Ministre?! Ambasadore? Asnjë… Kjo është TURP! Vetëm një zonjë kemi Zv. Ministre ajo është profesoreshë Fatmire Isaku nga radhët e PDSH-së, e cila është Zv/ministre e ministrisë së Punëve të Jashtme! Luftë në drejtori, ministri madje luftë edhe në shtëpi etj etj! Uroj të mos dëgjojmë e shohim femra të dhunuara, femra të vrara nga dora e njeriut! Një numër i madh i vajzave , grave janë të vrara për shumë pak vite! Sa fëmijë ngelën pa nëna për xhelozira të kota të baballarve të tyre! Sa vajza të reja nuk e gëzojnë jetën sepse një “jo” për një mashkull që se dashuruan ua mori jetën.Pse?!Dashuria nuk vret as nuk e ka vrarë askënd.Mendjet kriminale vrasin. Nuk është festë sot! Por PROTESTË! Kur do të arrijmë të jemi të barabartë në të gjitha aspektet atëherë do të kemi festë! Gëzuar! Të festosh 8 Marsin është sikur ta pranosh diskriminimin tënd në shoqëri dhe të të duket në rregull dhe mirë gjithçka !Donika Bakiu

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments