Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëDoli nga shtypi ”ANTOLOGJIA E POEZISE STRUGANE” e autorit Ibrahim Abedini

Doli nga shtypi ”ANTOLOGJIA E POEZISE STRUGANE” e autorit Ibrahim Abedini

Doli nga shtypi ”ANTOLOGJIA E POEZISE STRUGANE”
Autor: Ibrahim Abedini (Poeti Strugan
Poeti Strugan (Ibrahim Abedini)

PARATHËNIE

Struga është e njohur ndër vite si qytet i poezisë. ”Mbrëmjet e poezisë strugane” mbahen çdo vit mbi urën e Drinit të Zi nga 21 deri më 26 gusht. Aty marrin pjesë poetë nga vendi e nga bota që e lartësojnë edhe më shumë qytetin e bukur pranë liqenit.
Do të jetë pikërisht kjo antologji e Strugës shqiptare që do të paraqesë anën reale të qytetit të poezisë dhe do të mbushë boshllëkun e krijuar në vite për lexuesin shqiptar në radhë të parë, pastaj edhe për atë më gjerë. Antologjia do të bëjë krenare Strugën dhe të gjithë botën shqiptare!
Arsyeja për t’i bërë bashkë, për t´i afruar me njëri- tjetrin të gjithë krijuesit struganë në një përmbledhje, nuk lindi vetëm si ide apo dëshirë e poetit, por erdhi e udhës, nevojë jetike, rrjedhojë e domosdoshmërisë së kohës që, të gjithë këta krijues të kuvendojnë në një libër për të paraqitur para lexuesve dhe studjuesve bukurinë e perceptimit poetik, anët e tyre të përbashkëta, veçoritë dalluese e origjinale si dhe për të lehtësuar përqafimin nga lexuesit, artdashësit, studjuesit.
Kjo përmbledhje mund të quhet edhe ”Enciklopedi e poetëve struganë”.
Edhe pse nuk zbërthen gjerë e gjatë të gjithë punën e krijuesve, vlera letrare dhe rëndësia historike nuk i humb. Këta krijues të denjë, që jetojnë, janë aktivë në fushë të letrave, përfaqësohen në antologji me poezi të zgjedhura prej tyre. Ndoshta edhe nuk mjaftojnë këto poezi për të pasqyruar profilin e plotë poetik, megjithatë japin mesazh të fuqishëm për punën dhe suksesin e tyre në lëminë e lëvrimit poetik.
Ata që fizikisht nuk janë ndër ne, përfaqësohen me poezitë e zgjedhura nga familjarët e tyre ose nga autori i antologjisë duke gjurmuar në krijimtarinë e botuar.
Pse pikërisht krijuesit janë të paraqitur më shumë si poetë kur ata janë edhe lëvrues të fushave të tjera?
Ishte ideja e autorit që krijuesit struganë t´i paraqesë në bashkësi autorësh të një rrethi të kufizuar, siç është Struga. Ata shfaqen si poetë edhe pse disa prej tyre kanë prodhimtari edhe në gjini të tjera, nga shkaku se në rrugën e tyre janë ngjitur lart me shumë vepra, por poezinë nuk e kanë lënë anash kurrë
I tërë ky numër krijuesish ka lindur në Strugë, pa marrë parasysh se ku jetojnë dhe veprojnë, shpirtërisht janë në Strugë, me poezitë e tyre i gjen te liqeni, te Drini i Zi, te fusha e bukur ose te malet që e rrethojnë si gjerdan.
Unë mendoj se poezia është një fushë e shtrirë me topografi të pakufizuar nga male dhe lugina, nga liqene dhe pyje, por nga ndjenja, gjendja shpirtërore dhe aftësia njerëzore. Por kudo tjetër, edhe në cepin më të vogël të psikologjisë njerëzore, poezia arrin të futet. Arrin atje ku pikëllimi dhe dëshpërimi zbehen. Merrni zonat kufitare të dorëheqjes dhe melankolisë që gradualisht, pothuajse në mënyrë të padukshme, kthehen në pohime të reja. Guximi i jetës, rritja e dëshirës për jetën, ngrihen si malet e larta, atje ku bora vizëllon mbi majat. Dielli është atje, edhe poezia qëndron atje…
Poezia, me ndihmën e gjuhës, zbulon dhe harton, sigurisht që ajo nuk është vetëm çështje kopjimi,z bulim i diçkaje që gjallon brenda secilit prej nesh dhe mund të formulohet pa rezistencë. Gjuha poetike është forcë aktive, faktor dinamik në formimin e imazhit tonë për veten. Ajo zotëron shkallë jashtëzakonisht të lartë të aftësisë për të kthyer përceptimin në fjalësim estetik. Po të mos kishte poezi – njerëzimi do të kishte ditur më pak për veten, do të ishte më i varfër emocionalisht dhe do të kishte mjete shumë inferiore për t’u orientuar në botë.
Paraqitja e krijuesve në këtë përmbledhje, siç edhe është cekur më lart, nuk do të kapë të gjithë punën e krijuesve në vite, por në pika kulmore, do të përmendet jetëshkrimi, titujt e veprave dhe do bëhet paraqitja e poezive që vetë autorët mendojnë se përmbajnë vlerat më të larta të krijimtarisë së tyre poetike.
Përmbledhja nuk synon të arrijë vetëm lexuesit e krijuesit shqiptarë. Paraqitje e tyre do të hapë rrugë dhe do të lehtësojë kërkim-studimin nga vendasit dhe të huajt, do t´u prijë atyre si udhërrëfyes për t’u orientuar në hullinë e kërkimeve letrare
Punimet nuk janë prekur, ruajnë formën origjinale dhe si të tilla do trajtohen në këtë antologji!
Struga ka krijues aktivë të profileve të tjera, por që nuk kapin fushën e poezisë. Le të jetë kjo ndërmarrje nxitje që në të ardhmen të realizohen vepra që pasqyrojnë prodhimtarinë lerare të trevës sonë edhe për gjini të tjera.
Ibrahim Abedini (Poeti Strugan)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!