Sunday, April 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDokumentet me emrin e ri “Maqedonia e Veriut”, ja kur pritet të...

Dokumentet me emrin e ri “Maqedonia e Veriut”, ja kur pritet të lëshohen

Dokumentet e reja për qytetarët me emrin e ri të shtetit Republika e Maqedonisë së Veriut, do të fillojnë të lëshohen nga muaji shtator i këtij viti, edhe pse fillimisht u paralajmërua për në fund të vitit të kaluar.

Me amendamentet e reja do të rregullohet edhe përkatësia etnike e qytetarëve të bashkësive tjera etnike në vend, pshkruan Telegrafi Maqedoni. Burime nga MPB për “mkd.mk” thonë se më 5 dhjetor vitin e kaluar është nënshkruar marrëveshje mes MPB-së dhe “Veridos GmBH Berlin – Gjermani” për shpërndarjen e modeleve për dokumentet personale. Sipas MPB, ka përfunduar blerja dhe shpërndarja e modeleve të dokumenteve personale (pasaporta, letërnjoftime, leje të vozitjeve, pasaporta zyrtare, pasaporta diplomatike, pasaporta për të huaj, leje-qëndrim të përkohshëm). Deri në shtator, kur do të fillojë lëshimi i dokumenteve personale me emrin e ri kushtetues, qytetarët do t’i marrin dokumentet me emrin Republika e Maqedonisë, të cilët më pas do të duhet të zëvendësohen më së voni deri më 2024. Ndryshe, për momentin në pasaportat me emrin Republika e Maqedonisë, vlen vula në të cilën thuhet: “Ky dokument udhëtimi i përket Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments