Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDokumentar kushtuar tifo grupit "Ballistët", 25 vite besnikëri

Dokumentar kushtuar tifo grupit “Ballistët”, 25 vite besnikëri


Tifo grupi i Shkëndijës së Tetovës, “Ballistët” pas shumë performansash dhe një historie të bujshme dhe të lavdishme pas vetes, prej mbrëmë janë më të pasur me një dokumentar kushtuar 25 vjetorit të themelimit të tyre.
“25 vite besnikëri” titullohet dokumentari gjysmëorësh i përgatitur nga gazetari i sportit, Artan Ziberi, i cili pëveç pikave më të rëndësishme në ekzistencën e “Ballistëve” në përmbajtje kishte futur edhe opinione nga pronari i kompanisë “Ecolog” që sponsorizon Shkëndijën, Lazim Destani, presidenti aktual i kuqezinjëve, Visar Bexheti, si dhe kryetarë e ish-kryetarë të grupit “Ballistët”, Krenar Osmani, Valdrin Asani e Isak Luma.

Promovimi i dokumentarit “25 vite krenari” është bërë mbrëmë në Pallatin e Kulturës në Tetovë në praninë e figurave të njohura nga jeta sportive e shoqërore, ekipi dhe stafi i Shkëndijës, mysafirë të ndryshëm, ndërsa të pashmangshëm për të zbukuruar ambientin në festën e tyre ishin “Ballistët” që krijuan atmosferë të bukur.

Përveç promovimit të dokumentarit, mbrëmja u zbukurua me program kulturo-artistik dhe me performim të grupeve profesioniste të valltarëve./TV KOHA

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments