Thursday, May 9, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDita e tretë e vitit shkollor , shumë nxënës mbeten pa libra,...

Dita e tretë e vitit shkollor , shumë nxënës mbeten pa libra, problem më i madh klasat e 5-ta

Viti shkollor ka filluar por disa gjenerata ende nuk kanë marrë libra. Më shqetësuese është gjendja për klasat e pesta. Drejtori i Shkollës “Istikball” në Tetovë thotë se nxënësit do të presin edhe disa muaj për tu pajisur me libra.

“Klasat e pesta pasi janë me plan program të ri, Biroja për Zhvillimin e Arsimit në bazë të informacioneve që i posedojmë do të përpilojnë plan programe dhe tekste për një afat deri në një muaj, pastaj jemi në pritje edhe për tekste tjera pasi që edhe mësimi zhvillohet në mënyrë digjitale apo mësim digjital”, tha Rexhep Halili, drejtor i shkollës fillore “ Istikball”.

Ditë më parë ministri Arsimit Jeton Shaqiri tha se tekstet shkollore do të printohen nga ana e ministrisë që të mos ketë mungesa.

“Tekstet duhet të merren nga drejtoria pedagogjike, këshilli nacional, dhe do të duhet të printohen për të mos pasur mungesë te fëmijët. Për herë të parë kanë materiale që janë pjesë e programeve të printuara dhe të siguruara nga ana e ministrisë”, tha ministri i Arsimit Jeton Shaqiri.

Përveç mungesës se teksteve shkollore, problem tjetër është vjetërsimi i librave. Shumica e tyre janë të grisura e të shkarravitura.

“Nga shkresa që e kemi nga byroja e Zhvillimit të Arsimit edhe ministria e Arsimit, janë në përpilim e sipër që t’i dorëzojnë dhe të mos humbin nxënësit pasi që është edhe dita e tretë. Tash në zyrën e arsimtarëve do i njoftojë pasi të njëjtën gjë kërkojnë edhe prindërit dhe arsimtarët, që nxënësit të pajisën me libra. Kemi vështirësi, kemi edhe libra që janë të amortizuar, janë të vjetruar janë të grisura dhe ne si shkollë jemi të detyruar t’i furnizojmë. Formën edhe mënyrën duhet ta gjejmë në bashkëpunim me byronë për Zhvillimin e Arsimit edhe Ministrisë”, shtoi Halili.

Nga sektori për veprimtari komunale në Tetovë thonë se gjatë ditës së sotme janë duke shpërndarë libra dhe gjatë ditës së nesërme do të kenë shifra të sakta se sa libra mungojnë.

Për klasën e pestë do të shpërndahen tabletë, por akoma nuk dihet nëse tabletat që janë shpërndarë nga ana ministrisë do të mbulojnë të gjithë nxënësit që do të ndjekin mësimin me libra digjital.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments