Monday, April 29, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDioGuardi alarmon gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni

DioGuardi alarmon gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni

Mbrëmë në Nju Jork mbajti mbledhje kryesia më e ngushtë e Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane të udhëhequr nga kryetari i saj Joe DioGuardi dhe Shirley DioGuardi.
Tema kryesore e këtij takimi ishte çështja shqiptare në Maqedoni, sidomos të drejtat e shqiptarëve dhe zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me emrin dhe që duhet të reflektojnë karakterin multietnik të këtij shteti apo elementin e barazisë midis dy komuniteteve më të mëdha sllavomaqedonasve dhe shqiptarëve.

Takimi kishte si jubilee 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe 30 vjetorin e LQSHA, ku u ndanë mirënjohje për përfaqësuesit e bordit për kontributin e tyre për pavarësinë e Kosovës dhe gjithë angazhimin e LQSHA në trojet shqiptare në Ballkan.

Të pranishëm ishin Faton Bislimi, zv/ministri i jashtëm i Kosovës, Besnik Hoti, Mamut Skenderi, Nazim Alimi, Destan Aliu, por edhe u theksua kontributi i Ramazan Ajdini nga dega në Wisconsin, por që mungoi në këtë takim. Çështja e pazgjidhur shqiptare në Maqedoni ishte fokusi kryesor gjatë takimit dhe darkës së punës të përfaqësuesve të lartë të LQSHA./INA

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments