Tre zjarrfikës janë lënduar gjatë intervenimit në zjarrin e një shtëpie në fshatin Radozhdë të Strugës, ka konfirmuar për MIA-n komandanti i Njësitit Territorial të Zjarrfikësve në Strugë, Feti Mazari.
Sipas tij, zjarri është raportuar mbrëmë në orën 23:30, pas së cilës kanë ndërhyrë gjashtë zjarrfikës.
– Zjarrfikësit janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe zjarri është plotësisht i shuar, tha Mazari.
SPB Ohër bëri të ditur se mbrëmë rreth orës 23:40 është raportuar zjarr në një shtëpi në afërsi të fshatit Radozhdë të Strugës, në pronësi të A.S. nga i njëjti fshat.
Gjatë intervenimit të Njësitit Territorial Zjarrfikës nga Struga, tre zjarrfikës të cilët po shuanin zjarrin janë lënduar nga rryma. Ata janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, ku janë konstatuar lëndime fizike dhe më pas janë lëshuar për tretman shtëpiak, sqaroi zëdhënësi Stefan Dimoski.
Rasti është duke u zbardhur.
(Struga Ekspres)