Thursday, May 2, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDibra zgjodhi Artin Spahiun për kryetar të Degës së BDI-së

Dibra zgjodhi Artin Spahiun për kryetar të Degës së BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim mbajti Kuvendin Zgjedhor tëDegës së BDI-së në Dibër , ku 44-të delegatët e pranishëm kishin mundësi të votonin dy kandidatët Burim Kaziun dhe Artin Spahiu ku ky i fundit morri vetëbesimin e delegatëve me 25 vota kundrejt kundër kandidatit i cili pati 17 vota.

Kryetari i ri i degës ë BDI-së, në Dibër, Artin Spahiu para të pranishmëve falënderoi delegatët për besimin e dhënë, që më bënë të ndjehem krenar por edhe më jep përgjegjësi që të mos ju zhgënjej.

“Ju garantoj se në çdo moment dhe në çdo veprim do të kem përgjegjësin maksimale që së bashku të vazhdojmë rrugën e fitoreve më të mira të përbashkëta. Uniteti, transparenca, kolektiviteti, mirësia dhe vlerat do të jenë ato që do të na karakterizojnë në të gjithë punën tonë në këto katër vitet që po na presin”, u shpreh Spahiu.

Fjalë rasti para delegatëve të Kuvendit të degës së BDI-së në Dibër , pati edhe kryetari i Komunës së qytetit të Dibrës, Hekuran Duka, me çka përshëndeti të pranishmit dhe nënvizoi se Dibra e Madhe njihet si trevë ku burrat e dheut kanë mbajtur Kuvende dhe kanë marrë vendime të rëndësishme për gjithçka çka është bërë fjalë për jetën e kësaj popullate.

“Edhe sot si trashëgimtarë të atyre njerëzve të mençur dhe fisnik u tubuam që nga mesi ynë të zgjedhim një udhëheqës i cili do të organizoj aktivitetin e BDI-së, në qytetin e Dibrës. Kemi shumë besim tek kryetari i ri se do të qëndroj konsekuent në ideologjinëe kësaj partie e cila ka për obligim të dërgoj në vend amanetin e dëshmorëve të cilët e ujitën me gjak këtë tokë. Amaneti si kategori e rëndë e moralit mund ta realizojnë vetëm njerëzit tëcilët janë të drejtë, të pastër e punëtorë. Kemi fatin historik që nëmes nesh kemi njeriun që posedon këto atribute humane dhe ai është z. Ali Ahmeti, i cili me urtësinë dhe durimi që ka është duke na orientuara në familjen e Bashkimit Evropian dhe në NATO”, potencoi Duka.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments