Monday, May 20, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiDhëndri preket nga Covid-19, martesa bëhet në spital

Dhëndri preket nga Covid-19, martesa bëhet në spital

Dashuria triumfon mbi gjithçka. Grace Leimann dhe Carlos Muniz, nga Teksasi i SHBA-ve, nuk e anuluan dasmën e tyre, por vendosën që atë ta zhvillonin në datën e përcaktuar.

Disa ditë para ceremonisë, Carlos infektohet me virusin famëkeq, gjendja e tij u përkeqësua dhe u shtrua në njësinë e kujdesit intensiv. Si rrjedhojë dasma u anulua dhe i riu u vendos në intubim.

Grace mendoi të befasojë të shoqin duke u martuar pikërisht në atë vend, pavarësisht faktit se gjendja e Carlos paraqitej tejet e rënduar. E veshur me fustan të bardhë Grace u fut në dhomën e të dashurit.

Në pamundësi për t’i gjetur veshje si të dhëndrit Carlos-it, ajo e kishte improvizuar atë me anë të kartonit, të cilën ia kishte vendosur mbi shtarat. Familjarët e Carlos ishin të vetmit të ftuar në këtë ceremoni të pazakontë. Ajo iu afrua Carlos-it pranë shtratit, për të kurorëzuar atë që quhet burrë e grua.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments