Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDetaje të reja nga tragjedia e madhe/Motrat kishin shkuar për vizitë tek...

Detaje të reja nga tragjedia e madhe/Motrat kishin shkuar për vizitë tek prindërit, fëmijët e tyre aty gjetën vdekjen


Tre fëmijë nga dy motra kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm gjatë shpërthimit të bombolës së gazit në familjen Alimi, në fshatin Rramanli.

Sipas fqinjëve, fëmijët, së bashku me nënat e tyre, njëra nga Kumanova, tjetra nga fshati Vishticë, në mbrëmje kanë ardhur mysafir tek prindërit e tyre. Mëngjesin përderisa kanë qenë duke fjetur në dhomën e ndejës, ndërsa gratë kanë qenë duke gatuar në kuzhinë, ka ardhur deri tek shpërthimi, pas të cilit, tre fëmijët kanë humbur jetën në mënyrë tragjike, ndërsa edhe shtatë anëtarët tjerë kaun përfunduar me lëndime.

“Në orën 10 kemi dëgjuar shpërthim të fuqishëm. Diçka e paparë, toka dhe shtëpitë janë lëkundur. Gjithë dolëm jashtë. Fqinjët më të afërt u futën në shtëpinë dhe filluan t’i largojnë të lënduarit nga kati i dytë, sepse nga zjarri nuk ka qenë e mundur dalja nga dera e hyrjes. Së shpejti erdhi edhe ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit dhe filluan ta shuajnë zjarrin dhe t’i marrin të lënduarit. Në dy shtëpi të ngjitura jetojnë dy vëllezër, janë njerëz të zotë dhe në mbrëmje për mysafir u kanë ardhur motrat me fëmijët. Të gjithë janë të lënduar. Gruaja nga Kumanova ka humbur dy fëmijët, ndërsa tjetra njëri fëmijë”, kanë thënë fqinjët.

Për momentin në spitalin klinik në Shkup, ndihmë mjekësore janë duke marrë shtatë persona tjerë të lënduar në aksidentin.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments