Saturday, May 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDëshmitari rrëfen ngjarjen e tragjedisë: “Së pari nisi të dridhej autobusi, pastaj...

Dëshmitari rrëfen ngjarjen e tragjedisë: “Së pari nisi të dridhej autobusi, pastaj u bllokua timoni dhe më pas …!”


Timoni i autobusit ishte bllokuar në momentin e aksidentit dhe disa nga udhëtarët u përpoqën të ndihmonin në mbajtjen e drejtimit të autobusit i cili përfundoi poshtë rrugës së vjetër të autostradës Shkup -Tetovë, njofton TetovaSot.

Një nga pasagjerët në autobusin e Durmo Tours mbërriti sot në mëngjes pasi kishte pësuar lëndime të lehta dje.

Sipas tij, pasagjerët që ishin në anën e pasme të autobusit pësuan më së shumti, dhe se për ata nuk kishte ndonjë shpëtim.

“Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Isha në vendin e tretë dhe u ngrita kur autobusi u trondit. Mendova se shoferi iu përkeqësua gjendja, por ai ishte i mirë dhe u përpoq të drejtonte autobusin pasi humbi kontrollin, por rrota e tij u bllokua. Ndodhi shumë shpejt, u përpoqa ta ndihmoja dhe së bashku e kthyem timonin, por dështuam. Kur kuptova se ishte vonë,u kapa tek diçka për të mos fluturuar, dhe kjo ishte gjithçka”, tha për TetovaSot pasagjeri Bejtullah Muriu, i punësuar në në Ministrinë e Ekonomisë.

Të parët që vrapuan ishin banorët e zonës përreth, ndër ta ishte edhe njeriu që tërhoqi pasagjeren, e cila më vonë vdiq në spital. Dhe ai ishte shumë i tronditur për të treguar në detaje atë që kishte ndodhur./TS

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments