Friday, March 31, 2023
Nabizi KUPA
Lulzimi3
trim2
Nati-Trans4
HomeMaqedoniDel nga rruga makina në Tushemisht të Pogradecit, lëndohet 27-vjeçari

Del nga rruga makina në Tushemisht të Pogradecit, lëndohet 27-vjeçari

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në hyrje të fshatit Tushemisht, Pogradec.

Mësohet se një 27-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Sakaq, bëhet me dije se ai ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Pogradecit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 31.12.2022, rreth orës 07:15, në hyrje të fshatit Tushemisht, Pogradec, shtetasi K. L., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi K. L., i cili u transportua në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit./abcnews.al

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMO KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments