Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniDel ne shesh ''guximi'' i Stavrevskit dhe Jankullovskes

Del ne shesh ”guximi” i Stavrevskit dhe Jankullovskes

DEL NE SHESH ”GUXIMI” I STAVREVSKIT DHE JANKULLOVSKES

Jankullovska dhe Stavrevski merren vesh se si të largojnë nga puna administrator apo të ulin rrogat në administratë për 5 përqind, për të shpëtuar kaosin me buxhetin.

Biseda në mes Jnkullovskës dhe Stavrevskit dëgjohet se si falsifikohet i gjithë gjendja ekonomike dhe gjendja e buxhetit të shtetit. Jankullovska dhe Stavrevski flasin për kotësinë e projektit Shkupi 2014, në kushtet kur buxheti është katastrofë.

Biseda në mes Jankullovskës dhe ministrit të Financave, tregon për vështirësitë me mjetet buxhetore, vështirësitë në grumbullimin e tyre. Zoran Stavrevski pranon se buxheti nuk ka para. Jankullovska propozon që të ulen pagat nga 5 deri në 20 për qind dhe fletë njëkohësisht për rrezikun se MPBJ mund t’ia ndërpresin rrymën.

Stavrevski thotë se i ka dalë mbi kokë dhe nuk shkon kështu duke u zhytur gjithnjë e më shumë në borxhe.

“Bëhen  punë megalomane. Ai është kopili më i madh”, thotë Stavrevski.

“Po luaj mendsh me këtë punë, nuk ka para,  nga ana tjetër ai porositë fotografi të lyera me arrë në Muzeun e VMRO-së”, dëgjohet të ketë thënë  Stavrevski.

Jankullovska thotë se si do të punojë policia kur nuk ka para për rrymën për naftë. Stavrevski ankohet se gjërat të tilla duhet ai ti konfirmojë para opinionit. Ai thotë se në këtë shtet askush nuk dëshiron të flas për realitetin. Stavrevski thotë se tani është e padurueshme dhe nuk din sit ë sillet.

Më tej dëgjohet se si Gruevski urdhëron ministrin e financave Zoran Stavrevski që te ngrejë kredi mbi 700 milion euro. Stavrevski i thotë Jankullovskës se Gruevski e detyron që të bëjë diçka antiligjore.

Jankullovska thotë se ai duke e pasur fjalën për Gruevskin është i frustëruar për shkak se humb ndikimin. Stavrevski i thotë se ata janë kopil të korruptuar.

Mes tjerash në bisedën mes Stavreskit e Jankullovskës spikat në bisedë paraqitja e ambasadorit Aivo Orav në një bisedë me ministren Jankullovska.

“Shkova në vikend, më lajmërohen nga Brukseli… Këtë që e bën VMRO nuk bëhet askund”, mëndohet t’i ketë thënë Orav, Jankullovskës.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments