Dalin fotografitë: Katica Janeva kapet “mat” me Boki 13 (FOTO)

0
21
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Fotografitë Ekskluzive ka siguruar Lider, në të cilën shihet shefja e Prokurorisë Speciale, Katica Janeva dhe më tani i dyshuari për reket Bojan Jovanovski njohur si Boki 13, përcjell TetovaSot.

Janeva në fotografi shihet e ulur në të djathtën e Jovanovskit, ndërsa në të majtën e tij ëhtë i biri i saj Lazar Janev i punësuar në televizionin e Jovanovskit. Në drekën e organizuar nga Prokuroria Speciale Publike shihen gjithashtu edhe disa prokurorë tjerë.

Burimet e Lider thonë së në tavolinë në të cilën është ulur Jovanovski, Janeva dhe djali i saj janë dëgjuar biseda me shifra të mëdha parash, por nuk është i sigurt nëse kjo është raketë që Jovanovski i ka bërë biznesmenit Orce Kamcev në emër të Janevës.

Bojan Jovanovski i njohur si “Boki 13”, i cili sot u ndalua në një nga pikat kufitare, i shoqëruar nga policia sillet në Gjykatën Penale ku duhet të fillojë ndjekja penale e dy të dyshuarve.

Poashtu sonte ekipet e policisë kanë bastisur shtëpinë e prokurores speciale, Katica Janeva.

Mandati për bastisje është lëshuar nga Zyra e Prokurorisë për Krimin e Organizuar, shkruan TetovaSot.

Sipas informatave paraprake, nga shefja e PSP-së është konfiskuar telefoni isaj celular, i cili duhej të konfisekohej hiqej dhe është dorëzuar për ekspertizë./TS