Sunday, May 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniÇulevi: Formularët për pasaporta mund të mbërrijnë për një javë

Çulevi: Formularët për pasaporta mund të mbërrijnë për një javë

Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulevi sot përsëriti se së shpejti pritet të mbërrijnë formularët për pasaporta, pas çfarë siç tha, do të angazhohen më shumë pjesëtarë të shërbimeve administrative të MPB-së me qëllim që për një periudhë të shkurtër të përgatiten pasaportat për rreth 20 mijë qytetarë të cilët kanë parashtruar kërkesë dhe duhet t’i marrin dokumentet e udhëtimit.

Ai tha se përhapja e koronavirusit nuk e ka ulur interesin e qytetarëve për kërkesë për dokumente të udhëtimit.

“Për fat të keq, interesi nuk është ulur. Në procedurë për lëshimin e pasaportave gjegjësisht kërkues janë diçka më pak se 20 mijë persona të cilët u detyrohet MPB-ja lëshim të dokumenteve të udhëtimit. Në pajtim me marrëveshjen që ashtë dakorduar nga ministri i mëparshëm Oliver Spasovski dokumentet e udhëtimit duhet të mbërrijnë më 24 mars. Kemi premtim nga “Veridos” se dokumentet e udhëtimit do të mbërrijnë shtatë deri në 10 ditë para këtij afati,. do të thotë diku nga 15 deri 17, 18 mars, sipas premtimit të tyre, edhe pse kjo nuk është obliguese mbi bazë të marrëveshjes”, tha ministri Çulevi.

Ai sqaroi se MPB-ha ka bërë plan urgjent për çfarë është e mundur më shumë pjesëtarë të MPB-së dhe të shërbimeve administrative të angazhohen në tejkalimin e krizës me pasaporta menjëherë[ pas mbërritjes.

“Do të thotë, sapo të mbërrijnë rreth 100 mijë pasaporta dhje nëse vihen të gjitha kapacitetet në MPB në funksion për 24 orë do të bëhen tre mijë pasaporta, ashtu që për një javë do të përmbusheshin kërkesat për pasaportë”, tha ministri i Punëve të Brendshme i cili sot ishte për vizitë në Stacionin Policor Gazi Babë dhe në Njësinë për Tregti të Palejuar me Narkotikë në suaza të SPB Shkup.

Në këtë Stacion Policor Çulevi është njoftuar me problemet aktuale dhe me problematikën të cilën e kryejnë njësitë organizative përkatëse.

“Këtë që dua ta potencoj dhe se në Njësinë për Tregti me Narkotikë të Palejuar nuk ka numër të mjaftueshëm të kuadrit dhe gjithashtu kushtet në të cilat funksionin njësia nuk janë nivel të kënaqur. Prioriteti im do të jetë në periudhën e ardhshme duke pasur parasysh se kemi rritje të numrit të veprave penale nga fusha e tregtisë ilegale me narkoitikë si në mënyrë kadrovike, ashtu edhe në atë materiale-teknike të përforcohet Njësia për Tregti të Palejuar me Narkotikë, ndërsa kjo është me interes të madh për qytetarët”, tha Çulevi.

Njëkohësisht, paralajmëroi, se do të përforcohet edhe funksioni preventiv me vizita në shkolla dhe në bisedë me prindërit të nxënësve me qëllim të parandalimit nga keqpërdorimi i narkotikëve.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments